LAJMI I FUNDIT:

Volejboll: Prishtina kampione e Ligës së Parë, promovohet në Superligën B

Volejboll: Prishtina kampione e Ligës së Parë, promovohet në Superligën B
(Foto: FVK)

Skuadra e Prishtinës në volejboll është shpallur kampione e Ligës së Parë duke siguruar promovimin në Superligën B.

Reklama

Ekipi kryeqytetas, meshkujt, mposhtën në palestrën e sapo ndërtuar dhe në praninë e mbi 800 shikuesve, Kaçanikun, në xhiron e fundit të kampionatit për të siguruar vendin e parë, njëkohësisht pozitë që i siguron promovimin në Superligën B nga edicioni i ardhshëm.

Prishtina grumbulloi 35 pikë në vendin e parë pas 15 xhirove të zhvilluara, e ndjekur nga Vjosa me 33 pikë në të dytin.

(Foto: FVK)

Medaljet për volejbollistët e Prishtinës i ndanë anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Xhafaj dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.

“FVK përgëzon Prishtinën për suksesin dhe i uron suksese në Superligën B, sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

(Foto: FVK)

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron portugezin CR7

Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron portugezin CR7

Ndërkombëtare

"Ju e dini ndikimin që ata kanë" - ish-gjyqtari tregon se çfarë i bëri Real Madridi pasi e ndëshkoi me karton të kuq Cristiano Ronaldon

La Liga
Barcelona synon goditjen e dyfishtë nga Arsenali në janar

Barcelona synon goditjen e dyfishtë nga Arsenali në janar

La Liga
Planifikimi i Real Madridit: Ishte një plan i matur në mënyrë perfekte, por Benzema e ‘shpërtheu’

Planifikimi i Real Madridit: Ishte një plan i matur në mënyrë perfekte, por Benzema e ‘shpërtheu’

La Liga
Tuchel befason me fjalët e tij: Jo Bayerni, kjo skuadër është më e forta në Gjermani

Tuchel befason me fjalët e tij: Jo Bayerni, kjo skuadër është më e forta në Gjermani

Bundesliga
Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

La Liga
Kalo në kategori