Vjosa sjell videoklipin “Trance me up”

Për këtë këngë Vjosa ka bashkëpunuar me një producent të famshëm të Belgjikës, BC aka Lunaman, i cili thuhet se ka punuar edhe me yjet si Mariah Carey e Christina Aguilera.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova po ashtu ka marrë lajme se klipi i saj “Trance me up”, do të fillojë të transferohet edhe në kanalin muzikor TMF në Belgjikë, që është një televizion që vepron në kuadër të MTV-së.
Vjosa ka disa oferta për të realizuar klipe dhe edhe një album, i cili pritet të vijë së shpejti.
Më poshtë sjellim klipin e këngës “Trance me up” të këngëtares Vjosa Shehu të realizuar nga regjisori turko-belg, Senol Korkmaz. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/07/2011
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




























































