Pak orë më parë gazeta zvicerane 20 minuten, ka raportuar se artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi, ka larguar si avokatë të saj, Tomë Gashin dhe Artan Sadikun.

Sipas tyre, avokati i ri i këngëtares është Thomas Fingerhuth, i cili ka thënë se nuk do ngritët asnjë aktakuzë ndaj saj pas hetimeve që janë duke u zhvilluar.

Megjithatë, një reagim rreth këtij lajmi e ka bërë edhe Tomë Gashi, ndërsa thotë se ende është avokati i saj.

“Për shkak të interesimit të madh të mediave për t’u deklaruar për artistën më të njohur shqiptare të muzikës Repp, Loredana Zefi, unë ende jam avokat i saj”, janë fjalët e tij.

Loredana Zefi largon Tomë Gashin dhe Artan Sadikun, bëhet me avokat të ri Loredana Zefi largon Tomë Gashin dhe Artan Sadikun, bëhet me avokat të ri

Duhet theksuar se Loredana është akuzuar dy muaj më parë nga një çift zviceran për zhvatje parash dhe kanosje. /Telegrafi/

Loredana Zefi..!Për shkak të interesimit të madhë të mediave për t'u deklaruar për artistën më të njohur shqiptare të muzikës Repp, Loredana Zefi, unë ende jam avokat i saj.

Publiée par Tomë V. Gashi sur Jeudi 11 juillet 2019