Vjen klipi i ri i Adele (Video)


Këngëtarja britanike, Adele, ka publikuar këngën e saj më të re, “Send My Love (To Your New Lover)”.
Kjo është kënga e tretë që është pjesë e albumit të tretë “25”, i cili ishte publikuar në tetorin e vitit të kaluar, raporton NME, transmeton Koha.net.
“Send My Love (To Your New Lover)” vjen pas dy hiteve të saj, “Hello” dhe “When We Were Young”.
Kënga ishte premierë në ndarjen e çmimeve ‘Billboard Music Awards’.
Videoklipi është bërë në Londër me regji të Patrick Daughters.
Nga
Telegrafi
23/05/2016















































