LAJMI I FUNDIT:

Violeta Kajtazi: Në MPB po bëj praktikë, nuk jam tërhequr nga muzika (Foto)

Violeta Kajtazi: Në MPB po bëj praktikë, nuk jam tërhequr nga muzika (Foto)

Këngëtarja Violeta Kajtazi është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj dhe vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Por, gjatë ditës së sotme (e martë) ka qarkulluar lajmi se këngëtarja ka filluar punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa i gjithë dyshimi erdhi nga një fotografi e këngëtares e publikuar në Facebook, ku shfaqej në një nga zyrat e MPB-së.


U përfol edhe për një tërheqje të mundshme të saj nga muzika, por që ky lajm del të jetë absolutisht i pavërtetë.

E kontaktuar nga Telegrafi, këngëtarja Kajtazi pohoi se ka filluar praktikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por kjo nuk do të thotë që është punësuar ose tërhequr nga muzika.

“Është e vërtetë që unë sot u gjenda në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku fillova praktikën për leje qëndrimi nga të huajt në Divizionin për të huaj – shtetësi, azil dhe migracion, por nuk jam e punësuar dhe nuk kam ndër mend ta lë muzikën”, tha ajo për Telegrafin.

Violeta Kajtazi gjatë praktikës në Ministrinë e Punëve të brendshme (Facebook)

Më tej, Violeta shtoi se i ka pëlqyer shumë ambienti i punës në MPB dhe se edhe nëse punësohet në këtë vend pune në të ardhmen, nuk do të tërhiqet nga muzika.

“Sot në fakt kam pasur një ditë shumë atraktive në praktikë, jam kënaqur shumë por vazhdoj ta dua muzikën, dhashtë Zoti edhe po u punësova do të vazhdoj të merrem me këndim”, përfundoi ajo për Telegrafin.

Përndryshe, Violeta muaj më parë është bërë magjistre për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Diplomaci, studime të cilat i përfundoi në kolegjin “Fama”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori