LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Junior: Ronaldo është gjithmonë i mirëpritur në Madrid

Vinicius Junior: Ronaldo është gjithmonë i mirëpritur në Madrid

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka thënë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo do të jetë ‘gjithmonë i mirëpritur’ në Santiago Bernabeu.

Emri i Ronaldos ka qenë padyshim më i lakuari në javët e fundit, pasi e ardhmja e tij te Juventusi është në dyshim pas eliminimit nga Porto në Ligën e Kampionëve.


Ylli portugez është lidhur shumë me një largim nga klubi italian, ndërsa më së shumti është përfolur një rikthim te Real Madridi.

Ronaldo beson se Juventusi nuk është në nivelin e tij dhe dëshiron të bashkohet me një klub të madh evropian
Lexo po ashtu Ronaldo beson se Juventusi nuk është në nivelin e tij dhe dëshiron të bashkohet me një klub të madh evropian

Vinicius, i cili arriti në Real kur Ronaldo u transferua në Itali në vitin 2018, foli në lidhje me thashethemet e vazhdueshme për një kthim të portugezit.

“Cristiano është një legjendë në këtë klub”, ka thënë fillimisht Vinicius Junior për TNT Sports.

Drejtori i Real Madridit, Butragueno refuzon të flas për kthimin e Cristiano Ronaldos
Lexo po ashtu Drejtori i Real Madridit, Butragueno refuzon të flas për kthimin e Cristiano Ronaldos

“Ai ka fituar shumë me Real Madridin”.

“Nuk mund të them shumë, sepse nuk e di se çfarë po ndodh, por ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/