LAJMI I FUNDIT:

Vig Poppa dhe Argjentina Ramosaj vijnë me “Bad boy”

Vig Poppa dhe Argjentina Ramosaj vijnë me “Bad boy”

Reperi i njohur Vig Poppa dhe këngëtarja Argjentina Ramosaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Bad boy” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar nga Cekic Beatz dhe ESBeats.


Ndërkohë, teksti i këngës mban vulën e vet reperit Vig Poppa.

“Bad boy” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, për të cilin janë kujdesur produksioni Imagine Films.

Ky është projekti i parë i dyshes për këtë vit, gjersa Argjentina shumë shpejt pritet të publikojë edhe një këngë tjetër gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/