LAJMI I FUNDIT:

Video nga një këndë i zgjeruar i pamjeve e shfaq Van de Beekun të ‘përdoret si trajner’, është vërtet e trishtueshme për t’u parë

Video nga një këndë i zgjeruar i pamjeve e shfaq Van de Beekun të ‘përdoret si trajner’, është vërtet e trishtueshme për t’u parë

Një version i zgjeruar i pamjeve nga Donny van de Beek që ‘përdoret si lojtar për stervitje’ është vërtet trishtuese për t’u parë mes mungesës së minutazhës së tij të vogël te Manchester United.

Holandezi ishte një zëvendësues i papërdorur në fitoren 3-0 të Djajve të Kuq ndaj Tottenhamit fundjavën e kaluar.


Por, Ole Gunnar Solskjaer kishte një punë për holandezin përpara se skuadra e tij të mposhtte Spurs të shtunën.

Gary Neville paralajmëron Jadon Sanchon se ai mund të përfundojë si Donny Van De Beek në Manchester United
Lexo po ashtu Gary Neville paralajmëron Jadon Sanchon se ai mund të përfundojë si Donny Van De Beek në Manchester United

24-vjeçari u përdor për të qenë një figurë e ngjashme me trajnerin, duke ndihmuar ekipin e parë me një stërvitje gjuajtjeje përpara fillimit të takimit.

Një video e tregon atë duke luajtur me lojtarë si Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Bruno Fernandes, të cilët filluan të gjithë kundër Spurs.

Ai mund të shihet duke lëshuar topa për shokët e tij të Man United së bashku me trajnerin Michael Carrick.

Van de Beek ndryshon agjent, gati për tu larguar nga United
Lexo po ashtu Van de Beek ndryshon agjent, gati për tu larguar nga United

Videoja fillestare e Van de Beek duke u ‘përdorur si trajner’ bëri që tifozët e Man United të flasin ndërsa ata kritikuan trajtimin e tij nën Solskjaer.

Njëri shkroi në Twitter: “Unë mendoj se Donny është shumë më i mirë se Fred në kreativitet, kontroll të topit dhe mbrojtje. Ole nuk e ka idenë se çfarë bën me këtë skuadër të mrekullueshme”.

Një i dytë shkroi: “Është një shaka. Nëse do të luajmë me Donnyn në 3-4-2 do të ishte mirë në mes të mesfushës të lidheshim me Brunon dhe me dy përpara”.

Pesë yje të Manchester United janë 'të pakënaqur' me Ole Gunnar Solskjaer – dalin prapaskenat nga Old Trafford
Lexo po ashtu Pesë yje të Manchester United janë 'të pakënaqur' me Ole Gunnar Solskjaer – dalin prapaskenat nga Old Trafford

Një i tretë shtoi: “Ndihem shumë keq për të. Shoku duhet të largohesh ose mundësisht ta shkarkojnë sa më shpejt (trajnerin). Ky trajtim i Donit është shumë i bezdisshëm”.

Van de Beek ka luajtur vetëm tre ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, pasi ai po përballet me një tjetër sezon të vështirë pas kalimit të tij nga Ajaxi vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori