LAJMI I FUNDIT:

Van de Beek ndryshon agjent, gati për tu larguar nga United

Van de Beek ndryshon agjent, gati për tu larguar nga United

Donny Van de Beek ka qenë ndër dështimet më të mëdha të Manchester Unitedit në vitet e fundit.

Mesfushori holandez u bashkua me Djajtë e Kuq në verën e vitin 2020 nga Ajaxi për 39 milionë euro.


Por transferimi i tij në Old Traford nuk ka shkuar siç është më së miri, pasi holandezi ka dështuar të tregojë cilësitë e tij.

24-vjeçari ka luajtur në 39 ndeshje në total nga viti i kaluar, derisa në shumicën nga to është inkuadruar si zëvendësues.

Këtë edicion, Van de Beek ka vetëm tri ndeshje, një në EFL Cup 90 minuta, 45 minuta në Ligën e Kampionëve dhe vetëm gjashtë minuta në Ligën Premier.

Së fundmi ai ka ndërruar menaxher dhe është larguar nga Guido Albers për t’iu bashkuar kompanisë HCM Sports Managment të Ali Dursun, një menaxher që ka edhe lojtarë të tjerë si Frenkie de Jong, Denis Zakaria, Victor Lindelof, Emil Forsberg e të tjerë.

Mediat në Holandë kanë raportuar se ndryshimi i menaxherit nga Van de Beek nënkupton se mesfushori do të largohet në janar nga Djajtë e Kuq.

Largimi i tij nga Manchester United është i sigurt në janar, por mbetet ende pikëpyetje destinacioni i tij.

Gjithsesi skuadra si Real Madrid, Roma, Inter, Milan e Barcelona janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe mund të tentojnë transferimin e tij në janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori