LAJMI I FUNDIT:

Gary Neville paralajmëron Jadon Sanchon se ai mund të përfundojë si Donny Van De Beek në Manchester United

Gary Neville paralajmëron Jadon Sanchon se ai mund të përfundojë si Donny Van De Beek në Manchester United

Gary Neville ka paralajmëruar se nëse Jadon Sancho nuk është i kujdesshëm ai mund të përfundojë duke qenë në të njëjtën situatë si Donny van de Beek në Manchester United.

Mesfushori holandez, i cili kaloi në Old Trafford verën e kaluar, ka luajtur vetëm pesë minuta në Ligën Premier gjatë sezonit 2021/22; një paraqitje zëvendësuese në fitoren e tyre 4-1 kundër Newcastle më 11 shtator.


Ndërkohë, Sancho nuk ka regjistruar ende një gol apo asistim në shtatë paraqitje në ligën angleze këtë sezon.

Ish-anësori i Borussia Dortmundit, i cili u shfaq për herë të fundit për United në përballjen e tyre kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve më 20 tetor, ishte një zëvendësues i papërdorur në fitoren e tyre 3-0 kundër Spurs.

Dhe ndërsa fliste për situatën e Van de Beek në Old Trafford, eksperti i Sky Sports, Gary Neville shprehu shqetësimin e tij për situatën aktuale të Sanchos në United pas një fillimi të ngadaltë.

“Nuk mund të mos mendoj për Van de Beek”, ka thënë Neville pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit të shtunën.

Tifozi ndërpreu intervistën e Ole Gunnar Solskjaer pas ndeshjes, norvegjezi iu përgjigj menjëherë
Lexo po ashtu Tifozi ndërpreu intervistën e Ole Gunnar Solskjaer pas ndeshjes, norvegjezi iu përgjigj menjëherë

“Kush e ka vënë emrin e tij mbi të? Kush po e sponsorizon atë në Manchester United, ato 40 milionë funte që janë shpenzuar për atë djalosh që është ulur në tribunë dhe nuk ka luajtur futboll për gati 18 muaj?”.

“Sancho, nëse nuk është i kujdesshëm, do të përfundojë saktësisht njësoj. Ai ka luajtur në disa paraqitje mjaft të tmerrshme në disa [javët] e fundit, jo ai… Unë e kam fjalën për paraqitjet e ekipit”.

“Ai ka ardhur në një klub që dukej krejtësisht i ndarë në aspektin e futbollit të tyre. Ai ka luajtur në një ekip dhe njësi shumë më të mirë në Dortmund”.

“Ai ka ardhur këtu dhe ndoshta mendon, ‘për çfarë dreqin jam unë këtu? Çfarë është kjo?’”.

“Nuk ka asnjë organizim, nuk ka strukturë, niveli i punës në mbrojtje është i dobët”, ka shtuar më tej ai.

Neville vazhdoi të lavdërojë nivelin e punës së Sanchos kur luajti ndaj Atalantës për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, por që lojtari nuk po luan rregullisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori