Max Verstappen më në fund ka arritur ta rrëmbej ‘pole positionin’ e parë në karrierën e tij, pasi me Red Bullin e tij përfundoi në vendin e parë për çmimin e madh të Hungarisë.

Piloti holandez që fitoi dy nga tri garat e zhvilluar, regjistroi një kohë të mirë, për t’u renditur i pari në garës që zhvillohet nesër (e diele).

Valtteri Bottas i Mercedesit, përfundoi pas Verstappen, derisa Lewis Hamilton, kampioni aktual i botës dhe lideri më pikë, u pozicionua në të tretin.

Max Verstappen (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Ferrari shkaktoi befasi në fundjavën e kaluar, për të qenë më i mirë se rivalët e tyre, mirëpo për garën në Hungari, Charles Leclerc dhe Sebastan Vettel, u renditen në vendin e katërt, respektivisht në të pestin, para partnerit të Verstappen, Pierre Gasly.

Në mesin e ndalesave nga pozita e top dhjetë ishin Nico Hulkenberg i Renault dhe Haas ‘Kevin Magnussen, që të dy dështuan në rrethin e dytë.

Në fillim të rrethi të parë, Daniel Ricciardo, shoferi Renault, krijoji në distancë befasuese në rrethin e parë të kualifikimit, derisa përfundoi në vendin e 18-të. /Telegrafi/