LAJMI I FUNDIT:

Vera Ora: Rita është e veçantë, por nuk ndryshon nga të rinjtë tjerë shqiptarë

Vera Ora: Rita është e veçantë, por nuk ndryshon nga të rinjtë tjerë shqiptarë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në botë.

Ajo është krenuar gjithmonë me prejardhjen e saj, e anasjelltas edhe populli shqiptar është lavdëruar gjithmonë me të arriturat e saj.


Rita së fundmi uroi 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku shfaqej me veshje kombëtare – fotografi këto të cilat ishin realizuar në prapaskenat e xhirimeve të klipit të saj më të fundit.

Veshja kombëtare e Rita Orës në syrin e mediave botërore, "DailyMail" shkruan se si artistja uroi Pavarësinë e Kosovës me këtë paraqitje
Lexo po ashtu Veshja kombëtare e Rita Orës në syrin e mediave botërore, "DailyMail" shkruan se si artistja uroi Pavarësinë e Kosovës me këtë paraqitje

Ndërkohë këtë postim e rishpërndau në InstaStory, aktorja e mirënjohur Yllka Gashi, e cila e ka përgëzuar Ritën dhe familjen e saj për edukatën që ia kanë dhënë të bijës.

Foto: Vera Ora/InstaStory

“Ti je thesari dhe krenaria jonë ndërkombëtare! Ne të duam dhe të çmojmë çdo ditë Rita! Vera Ora, faleminderit që rritët dhe edukuat atë në mënyrën si e bëtë”, shkroi Yllka.

E me të parë këtë postim, nëna e Ritës, psikiatrja Vera Sahatçiu-Ora e rishpërndau postimin e Yllkës, duke e falënderuar për lëvdatat, ndërsa ka theksuar se Rita nuk dallon nga të rinjtë e shtetit prej nga ajo ka prejardhjen.

Foto: Vera Ora/InstaStory

“Faleminderit për lëvdata: Rita është e veçantë, por jo më ndryshe se të rinjtë tjerë shqiptarë që përfaqëson ajo! Mu për këtë ajo krenohet me prejardhjen e saj! Qeshu rini qeshu”, ka shkruar Vera Ora në InstaStory.

Atdhedashurinë e saj, Rita Ora e dëshmoi edhe teksa u shfaq me tesha kombëtare në klipin e saj më të fundit “Big”, që është renditur lartë në top listat britanike dhe amerikane. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori