LAJMI I FUNDIT:

Vendosen postere në gjuhën serbe në disa objekte në Zubin Potok – policia nis hetimet

Vendosen postere në gjuhën serbe në disa objekte në Zubin Potok – policia nis hetimet
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “nxitje e përçarjes dhe mos durimit” në Zubin Potok.

Gjatë patrullimit njësitë policore në  këtë qytet nëpër mure të objekteve, xhama të lokaleve dhe shtylla të rrjetit të energjisë elektrike kanë pa të vendosura nga persona të panjohur postere me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe.


Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të policisë. /Telegrafi/