LAJMI I FUNDIT:

Vendi, data, ora dhe milionat që do t’i fitojnë: Detajet nga rimeçi mes Joshuas dhe Usyk

Vendi, data, ora dhe milionat që do t’i fitojnë: Detajet nga rimeçi mes Joshuas dhe Usyk

Për herë të parë që nga shtatori, Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua do të përballen sërish në ring. Në këtë përballje që zhvillohet më 20 gusht, do të jenë titujt e peshave të rënda WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO.

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje ekskluzive me DAZN, Joshua e ka çimentuar veten si një nga boksierët më fitimprurës brenda dhe jashtë ringut. Usyk ishte kohët e fundit në Ukrainë, duke mbrojtur vendin e tij kundër agresionit rus. Të dy do të përplasen në Arabinë Saudite, me AJ-n që kërkon të hakmerret për humbjen e pësuar vitin e kaluar, ndërsa ukrainasi nuk dëshiron t’i humbë titujt.


Sporting News raporton se sa do të fitojnë të dy për ndeshjen e tyre të kthimit.

Ish-trajneri i Tony Bellew ia tregon Joshuas pikat e dobëta të Oleksandr Usyk
Lexo po ashtu Ish-trajneri i Tony Bellew ia tregon Joshuas pikat e dobëta të Oleksandr Usyk

Sipas SportsZion dhe talkSPORT, paratë bazë për revanshin do të jenë të ndara në 50-50 (përgjysmë). Joshua pritet të fitojë rreth 73 milionë euro, plus bonusin e luftës (rreth 117 milionë euro për shkak të sponsorizimeve). Usyk pritet të fitojë shumën e njëjtë, nga paratë bazë – 73 milionë euro.

Gjatë takimit të tyre të parë, Joshua mori në shtëpi rreth 13.1 milionë euro (plus 60 për qind të të drejtave televizive), ndërsa Usyk fitoi katër milionë euro (plus 40 për qind të të drejtave televizive).

Anthony Joshua rrëfen për makthin që përjetoi nga humbja ndaj Usyk, e deri në përgatitjen e revanshit
Lexo po ashtu Anthony Joshua rrëfen për makthin që përjetoi nga humbja ndaj Usyk, e deri në përgatitjen e revanshit

Sa është pasuria neto e Oleksandr Usyk?

Sipas SPORTEKZ, pasuria neto e Usyk në vitin 2021 ishte rreth 3.9 milionë euro.

Usyk gjithashtu ka fituar një fitim jashtë luftimeve të tij duke u mbështetur nga kompania e veshjeve dhe pajisjeve të boksit BoxRaw.

Zelensky ndezë rimeçin mes Usyk dhe Joshuas me mesazhin e tij të fuqishëm
Lexo po ashtu Zelensky ndezë rimeçin mes Usyk dhe Joshuas me mesazhin e tij të fuqishëm

Sa është pasuria neto e Anthony Joshua?

Për vlerën neto të famshme, Joshua ka një vlerë neto prej rreth 80 milionë euro. Në vitin 2020,  Forbes kishte zbuluar se ish-kampioni kishte fituar rreth 47 milionë euro.

Në çfarë ore fillon Oleksandr Usyk kundër Anthony Joshua 2?

Data dhe vendi: 20 gusht, “King Abdullah Sports City Arena” – Arabia Saudite.

“AJ është në telashe të mëdha”: Tifozët e boksit janë mahnitur me transformimin trupor të Oleksandr Usyk
Lexo po ashtu “AJ është në telashe të mëdha”: Tifozët e boksit janë mahnitur me transformimin trupor të Oleksandr Usyk

Fillimi i eventit: Sipas kohës tonë lokale, përballjet e asaj nate do të nisin nga ora 23:30 (20 gusht).

Ngjarja kryesore: Joshua dhe Usyk do të fillojnë futjen në ring nga ora 03:00 (21 gusht) e mëngjesit të së dielës.

Veprim spektakolar nga Usyk para rimeçit me Joshuan - të gjithë po e duartrokasin
Lexo po ashtu Veprim spektakolar nga Usyk para rimeçit me Joshuan - të gjithë po e duartrokasin

Ndeshjet e tjera që zhvillohen atë natë:

Filip Hrgovic kundër Zhilei Zhang; Eliminatore për titullin IBF në peshën e rëndë

Callum Sith kundër Mathieu Bauderlique; Eliminatore për titullin në peshën e lehtë WBC

Badou Jack kundër Richard Rivera

Si po punon Joshua që të mposhtë Usykun në rimeç - ka dy kënde mendimesh rreth paraqitjes së AJ
Lexo po ashtu Si po punon Joshua që të mposhtë Usykun në rimeç - ka dy kënde mendimesh rreth paraqitjes së AJ

Tyrone Spong kundër Andrew Tabiti

Ramla Ali kundër Crystal Garcia Nova

Daniel Lapin kundër Jozef Jurkos

Duke vepruar në fshehtësi - Joshua dëshiron të bëjë 'çmenduri' në revanshin ndaj Usyk
Lexo po ashtu Duke vepruar në fshehtësi - Joshua dëshiron të bëjë 'çmenduri' në revanshin ndaj Usyk

Ziyad Almaayouf kundër Jose Alatorre

Money Kicks kundër Kyle Paevie. /Telegrafi/