LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i Tony Bellew ia tregon Joshuas pikat e dobëta të Oleksandr Usyk

Ish-trajneri i Tony Bellew ia tregon Joshuas pikat e dobëta të Oleksandr Usyk

Nëse dikush i di formulën e suksesit për të mposhtur Oleksandr Usyk, ndoshta është Dave Coldwell.

Trajneri i njohur formuloi planin teksa Tony Bellew i dha ukrainasit një nga netët e tij më të vështira në rangun e lartë të boksit.


Coldwell kishte qenë duke vëzhguar Usyk që nga ditët e tij amatore, pasi Bellew parashikoi se boksieri ukrainas do të rrëmbente një ditë divizionin e peshave të rënda. Këtë e bëri, duke u bërë kampion i padiskutueshëm vetëm në luftën e tij të 15-të. Tani, katër ndeshje më pas, ylli i kile për kile është ende i pamposhtur dhe ka pasur një përgjigje për gjithçka dhe për të gjithë deri më tani.

Anthony Joshua rrëfen për makthin që përjetoi nga humbja ndaj Usyk, e deri në përgatitjen e revanshit
Lexo po ashtu Anthony Joshua rrëfen për makthin që përjetoi nga humbja ndaj Usyk, e deri në përgatitjen e revanshit

Kjo përfshin Anthony Joshuan, i cili dukej pothuajse i lehtësuar vetëm kur dëgjoi zilen e fundit në stadiumin e “Tottenham Hotspur” vitin e kaluar, pasi një Usyk magjepsës i dha britanikut një mësim brenda rrethit katror për të marrë rripat IBF, WBO dhe WBA.

Ashtu si Bellew, Joshua luajti viktimë e asaj që Coldwell e përshkruan si presionin e pandërprerë të ‘torturës’ së Usyk. Megjithatë, ndryshe nga Belleë, Joshua tani duhet t’i bëjë të gjitha përsëri: kampioni i dyfishtë i peshave të rënda kthehet në Arabinë Saudite – ku u hakmor për humbjen e tij ndaj Andy Ruiz Jr – për një revansh po aq përcaktues për karrierën këtë të shtunë.

Aty ku Joshua iu kthye disiplinës në mposhtjen e Ruiz Jr, duke boksuar shkëlqyeshëm nga distanca dhe duke refuzuar kryesisht të nuhasë kundërshtarin e tij, këtë herë Coldwell këmbëngul se janë avantazhet natyrore fizike të peshës së rëndë që ai duhet të përdorë – të njëjtat avantazhe të neglizhuara vitin e kaluar.

Zelensky ndezë rimeçin mes Usyk dhe Joshuas me mesazhin e tij të fuqishëm
Lexo po ashtu Zelensky ndezë rimeçin mes Usyk dhe Joshuas me mesazhin e tij të fuqishëm

“Me madhësinë e AJ-së, peshën e tij dhe fuqinë që ka, gjithmonë jam ndjerë sikur duhet të ndodhë një shënjestrim serioz dhe i qëndrueshëm i trupit”, deklaroi Coldwell për Sportsmail.

“Nëse shikoni meçin e parë, në mënyrë të konsiderueshme mund të shihni një reagim nga Usyk kur ai kapet në trup disa herë. Ky është çelësi për AJ; është jetike”.

“Me grushtet në trup, AJ nuk ka pse të shohë një reagim të menjëhershëm kur t’i lëshojë, por duhet të qëndrojë i durueshëm sepse do t’i rëndojë këmbët Usykut, do t’i heqë mprehtësinë dhe grushtet e Usykut do të bëhen më të rrepta”.

“AJ është në telashe të mëdha”: Tifozët e boksit janë mahnitur me transformimin trupor të Oleksandr Usyk
Lexo po ashtu “AJ është në telashe të mëdha”: Tifozët e boksit janë mahnitur me transformimin trupor të Oleksandr Usyk

“Usyk, ai është gjithmonë në lëvizje. Anthony Joshua është një grushtues fantastik kombinimi në mes, por ai ka nevojë që Usyk të jetë në rrezen e tij. Pasi t’ia keni ngadalësuar këmbët dhe mund ta kapni në kurth, atëherë mund të filloni t’i lëshoni duart”.

“Ai do të duhet të heqë dorë nga disa goditje të fuqishme dhe të frikësojë Usykun. Ai duhet ta godasë atë në krahë, shpatulla, trup me goditje të forta aty ku ju e keni parasysh këtë”, ka vazhduar më tej ai.

Natyrisht, është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet dhe ngadalësimi i hapjes nga krahu i djathtë me këmbë të shpejtë nuk është detyrë e lehtë.

Veprim spektakolar nga Usyk para rimeçit me Joshuan - të gjithë po e duartrokasin
Lexo po ashtu Veprim spektakolar nga Usyk para rimeçit me Joshuan - të gjithë po e duartrokasin

Joshua pritej të ishte shumë i madh, shumë i fortë dhe shumë i fuqishëm për Usykun më të vogël për t’u përballur në luftën e tyre të parë, por, në fund, ishte Usyk ai që u tregua shumë i zgjuar.

Ata që e ndiqnin mbetën të hutuar pasi Joshua neglizhoi avantazhet e tij fizike, në vend të kësaj vendosi të boksonte boksierin më të mirë në një lëvizje që rezultoi katastrofike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori