LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi hap ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos me një gol me kokë

Vedat Muriqi hap ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos me një gol me kokë

Vedat Muriqi e ka gjetur rrjetën edhe në ndeshjen e javës së tretë në La Liga, kësaj radhe ndaj Rayo Vallecanos.

Zhvillohej minuta e 14-të ku Mallorca kaloi në epërsi në këtë takim.

Daniel Rodriguez harkoi në zonë, ku gjeti Vedat Muriqin i cili me kokë nga afër shënoi për 1-0.

Sulmuesi i Kosovës shënoi gol edhe në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Real Betis.

Ky është goli i dytë i tij në tri ndeshje në La Liga.

Kujtojmë që këtë verë Muriqi kompletoi transferimin e tij nga Lazio te Malloca. /Telegrafi/