LAJMI I FUNDIT:

Vedat Bajrami: Kur e imitoja Rugovën me Stupcat në vitin 2003, na quanin ‘bashkëpunëtorë të Serbisë’

Vedat Bajrami: Kur e imitoja Rugovën me Stupcat në vitin 2003, na quanin ‘bashkëpunëtorë të Serbisë’

Aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, u ka treguar një histori interesante banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Reklama

Ai ka treguar se si në vitin 2003, ai dhe Stupcat ishin quajtur “bashkëpunëtorë të serbëve”, për shkak se ky i fundit kishte realizuar një skeç duke imituar Ibrahim Rugovën.

Bajrami tha se vet presidenti historik dhe këshilltari i tij, Adnan Merovci, nuk e kishin marrë fare afër zemrës, madje përkundrazi ishin takuar së bashku.

Tutje, Vedati ka theksuar se grupi humoristik Stupcat ka pasur ndër vite oferta të ndryshme nga partitë politike në vend, por gjithnjë i kanë refuzuar.

Thotë se shënoi rekord duke qëndruar dy javë pa kryer marrëdhënie intime në BBVK, Atdheu: Po e pres Xhulin
Lexo po ashtu Thotë se shënoi rekord duke qëndruar dy javë pa kryer marrëdhënie intime në BBVK, Atdheu: Po e pres Xhulin

“Kur të thonë të rehatoj me një shtëpi, të rehatoj me një vilë në bregdet dhe me një super veturë, sigurisht që e mendon. Por kurrë në jetë nuk jemi korruptuar”, ka thënë mes të tjerash humoristi i njohur kosovar.

Grupi Stupcat përndryshe kanë pasur disa skeçe dhe role shumë të diskutueshme ndër vite, veçanërisht kur kanë prekur tema politike ose ato të luftës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Magazina
Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Magazina
Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Butrint Avdyli
Getinjo publikon një fotografi me Vivienin pas lajmeve për ribashkimin e tyre

Getinjo publikon një fotografi me Vivienin pas lajmeve për ribashkimin e tyre

Magazina
Rita Ora dhe Taika Waitit shpërfaqin çastet e tyre intime në fotosesionin e ri

Rita Ora dhe Taika Waitit shpërfaqin çastet e tyre intime në fotosesionin e ri

Magazina
Dafina Zeqiri merr vëmendje me një tjetër paraqitje si nuse

Dafina Zeqiri merr vëmendje me një tjetër paraqitje si nuse

Magazina
Kalo në kategori