LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë polemikat në Babastars, Albert Krasniqi fshinë Getin dhe Cozyn nga Instagrami, por jo Majkun e Skivin (Foto)

Vazhdojnë polemikat në Babastars, Albert Krasniqi fshinë Getin dhe Cozyn nga Instagrami, por jo Majkun e Skivin (Foto)
Thellohet hendeku mes Getit dhe Albertit

Po vazhdojnë polemikat në hip hop labelin Babastars, me një prej miqve më të afët të tyre, Albert Krasniqin.

Dikur, një prej miqve më të afërt të Babastars, Albert Krasniqi, i cili ishte përfshirë në incidentin me Noizyn duke e plagosur këtë të fundit, ka ndërmarrë hap kundër antarëve të ‘labelit’.


Cozman ishte 48 orë në paraburgim pas përleshjes me Noizyn ashtu sikurse Alberti pasi plagosi reperin nga Shqpëria. Foto: Telegrafi

Zhgënjimi i tij duket se ka kulmuar me reperin Cozman, të cilin e ka larguar nga rrjetet sociale dhe po ashtu ka ndërprerë edhe kontaktin me të, gjë të cilën e ka bërë edhe me Getoar Selimin. Vetëm muaj më parë Alberti ishte në dasmën e Getit, kurse me Cozmanin shoqërohej vazhdimisht, madje edhe u përfshi me të në konfliktin me 15 antarët e labelit OTR në Prishtinë.

Cozy dhe Geti nuk gjenden në listën e Albertit, Foto: Instagram

Mirëpo, Alberti nuk ka bërë të njëjtin veprim me antarët tjerë si Skivin dhe Onatin, të cilët si duket do të vazhdojë t’i mbajë në raporte miqësore.

Skivi megjithatë mbetet në shoqërinë e Albertit, Foto: Instagram

Një tjetër postim që ka bërë Alberti po ashtu aludon se ai ndihet i tradhtuar nga shokët e tij të Babastars me të cilët edhe u përfshi në incident me Noizyn.

“Disa njerëz nuk janë ata që thonë se janë. Jeni të kujdesshëm në shoqërinë e kujt jeni”, ka postuar Alberti në InstaStory.

Postimi thumbues i Albertit në InstaStiory, Foto: Instagram
Biseda e Albertit me Getoar Selimin, Foto: Instagram

Një ditë pasi Alberti doli publikisht me bisedën e tij me Getoar Selimin ku mbronte antarët tjerë të ‘labelit’ nga siç thotë ai monopoli në Babastars që ka krijuar Geti për vete dhe Majkun, ishte Cozman ai që postoi një foto me menaxherin e ‘labelit’ duke thënë se ai është Babastars, kurse një foto tjetër pasuese e shfaqi atë me Albertin duke thënë se është “familja e tij”, por që si duket vet Alberti nuk u impresionua nga postimi i Cozy, duke e larguar përfundimisht nga të gjitha rrjetet sociale.

Reagimi i Cozmanit pas përplasjes publike të Albertit me Getin. Foto: Instagram

Duket se Albert Krasniqi përfundimisht i ka rrugët e ndara me antarët e “labelit” Babastars, kurse mbetet të shihet si do të jenë raportet me Noizyn dhe grupin e tij, me të cilët edhe u përleshën e u plagosën në një konflikt të armatosur në qendër të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Xhuli Nura tregon aftësitë e saj të shkëlqyera në boks, ndërsa duket atraktive në veshje sportive

Xhuli Nura tregon aftësitë e saj të shkëlqyera në boks, ndërsa duket atraktive në veshje sportive

Magazina
Massimiliano Varrese do të futet në Big Brother VIP Albania? Olti Curri nxit pritshmëri

Massimiliano Varrese do të futet në Big Brother VIP Albania? Olti Curri nxit pritshmëri

Magazina
Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa

Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa

Magazina
Kalo në kategori