LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë aktivitetet edhe në ditën e pestë të ‘Anibar 8’

Vazhdojnë aktivitetet edhe në ditën e pestë të ‘Anibar 8’

Dita e pestë e edicionit të tetë filloi me workshopat, të cilët tanimë kishin ditën e parafundit të tyre.

Në orën 12:00 ndërkohë që Tomas Volda në korridorin e kinemasë “Jusuf Gërvalla” bënte performancën e tij për filmin e shkurtër me kukull që vizaton, në sallën e kinemasë po mbahej programi special: This must be the place – New Female Wave in Polish Animation, ndërsa në Teatrin “Istref Begolli” u shfaq Kids Program 4, e në Galerinë e Artve vazhdoi ligjërata për Jurinë e Studentëve nga Maros Brojo.


Në Coffee and Talks të ftuar ishin Tal Kantor drejtori i “In Other Words” (Film i cili u shfaq në kino Liqenin me 17 gusht në ora 20:30 dhe prezantimi mbi “Twisted Dreams of Central European animation” nga Olga and Michal Bobrowski.

Në orën 14:00 në teatrin “Istref Begolli” u shfaqen filmat e programit Teen 3, në Kino “Jusuf Gërvalla” mbajti prezantim Gerta Xhelo, një shqiptare e cila jeton dhe vepron në New York, lidhur me platformën edukative të TED Ed, dhe erdhi në Anibar për të shpjeguar punën e saj dhe të TED Ed, ndërkohë që në Galerinë e Arteve vazhduan ligjeratat për animacionin e Europes Lindore me temen: between art and commercial use. “Miniatures to the Classical Music” (Television Animated Film Studio, Poznań) and music videos of Zbigniew Rybczynski.

Programi Panoramat 1 u shfaq në orën 16:00 ne kino Jusuf Gervalla dhe në teatrin Jusuf Gervalla u shfaq Teen Program 3.

Paneli i radhës kishte për panelist: Eliza Hozha (arkitekte dhe aktiviste, Universiteti i Prishtinës), Klodeta Krasniqi (arkitekte, UN Habitat) – TBC, Hajrulla Çeku (EC).

Moderatore: Valëza Zogiani (Instituti D4D) u mbajt në Galerinë e Arteve dhe kishte për temë: Qytetarja dhe qyteti: hapësira publike dhe ndjenja e përkatësisë.

Në kino liqenin u shfaqen filmat e programit International kurse në kino kubat filmat e programit Students.

Një mbrëmje madhështore me qindra adhurues të muzikës rep përmbylli ditën e pestë të festivalit ku të ftuar ishin Buta dhe Dj Tandam.

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori