Valencia pritet të aktivizojë opsionin prej 25 milionë eurove për të blerë përfundimisht mesfushorin francez, Geoffrey Kondogbia nga Interi në fund të sezonit.

Mesfushori francez bëri kalimin e tij në Spanjë në muajin gusht me formulën e huazimit me mundësi blerje përfundimtare.

Kondogbia ishte pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me rrethana të ngjashme për mbrojtësin portugez, Joao Cancelo, i cili kaloi te Interi.

Zyrtare: Valencia huazon Kondogbian Zyrtare: Valencia huazon Kondogbian

Megjithatë, Kondogbia ka bërë një përshtypje të madhe në La Liga, duke shënuar dy gola dhe një asistim në shtatë paraqitje për Valencian.

Festa e Kondogbias pas golit të shënuar ndaj Realit

Sipas njoftimeve në Spanjë, vendimi i drejtuesve të klubit nga Mestalla për të blerë lojtarin përfundimisht do të bëhet praktike.

Si pjesë e asaj marrëveshje, Interi do të mbajë gjithashtu një bonus prej 30 për qind të çdo shitje të ardhshme të lojtarit nga Valencia, kështu që mund të vazhdojë të fitojë para nga Kondogbia më vonë.

Kondogbia: Më herët vendosa largimin nga Interi, Spalletti është trajner dhe njeri i madh   Kondogbia: Më herët vendosa largimin nga Interi, Spalletti është trajner dhe njeri i madh  

Nerazzurët nënshkruan me francezit nga Monaco për një shifër që thuhet se shkoi deri në 36 milionë euro në verën e vitit 2015 pas një lufte ofertash me rivalët e Milanit.

Në anën tjetër, edhe Cancelo po pëlqehet nga drejtuesit e Interit edhe pse po luan pak shkaku i lëndimit dhe mund të kemi një shkëmbim kokë më kokë pa prekur paratë, pasi të dytë kanë çmim prej 25 milionësh. /Telegrafi/