Geoffrey Kondogbia ka theksuar se ka vendosur që të largohej nga Interi që nga fillimi i para-sezonit, ndërsa ka folur fjalë të mëdha për Luciano Spalletti.

Mesfushori francez ka folur rreth vendimit për tu larguar nga Nerazzurrët dhe për të kaluar te Valencia, për të cilin ka thënë se ishte vendim i mëhershëm.

Gazetari e pyet Kondogbian për mungesën e lojtarit më të mirë në botë, ai tha se nuk e dinte që Messi luante për Real Madridin Gazetari e pyet Kondogbian për mungesën e lojtarit më të mirë në botë, ai tha se nuk e dinte që Messi luante për Real Madridin

Kondogbia ka folur gjithashtu edhe për trajnerin italian, Spalletti, për të cilin ka shumë respekt, teksa e cilëson si trajner dhe njeri të madh.

“Vendosa të largohem nga Interi shumë kohë më parë. Doja të largohesha që nga fillimi i para-sezonit. Për shkak të kësaj, fillova të flisja me Valencian”, ka thënë fillimisht Kondogbia për Superdeporte.

La Liga zgjedh formacionin më të mirë të transferimeve të verës (Foto) La Liga zgjedh formacionin më të mirë të transferimeve të verës (Foto)

“Duhet ta falënderoj z. Luciano Spalletti, i cili, përveç të qenit një trajner i përpiktë, është një person që flet me lojtarët e tij dhe di të dëgjojë”.

“Unë duhet ta falënderoj atë për shtyrjen e lëvizjes sime në Valencia dhe respektin e madh mes nesh”.

“Spalletti është trajner i Interit, ai ka objektiva të rëndësishme për t’u takuar dhe kërkon një skuadër të mirë për t’i arritur ato”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/