Willow, vajza e Jada Pinkett Smith dhe Will Smith, ka komentuar për herë të parë incidentin që i ati shkaktoi në Oscars kur goditi komikun Chris Rock, për një shaka lidhur me alopecinë e nënës së saj.

Reklama

“Unë e shoh gjithë familjen time si njerëz. Unë i dua dhe i pranoj në njerëzimin e tyre. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, njerëzimi ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe ne detyrohemi të veprojmë në një mënyrë jo të shëndetshme dhe të ndershme.” tha ajo në një intervistë për mediat e huaja.

“Gjithë familjen time i shoh si njerëz. I dua dhe i pranoj në të qenit njerëz. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, ana jonë njerëzore nganjëherë nuk pranohet dhe jemi të detyruar të reagojmë në një mënyrë jo të shëndetshme dhe të ndershme”, citon People fjalët e saj.

Reklama
Reklama

(Foto: FilmMagic)

21-vjeçarja shtoi se incidenti nuk ndikoi në krijimtarinë e saj dhe se nuk e tronditi atë “sikurse demonët e saj të brendshëm”.

Përkundër që i kërkoi falje publike - Chris Rock nuk planifikon të kontaktojë me Will Smithin Përkundër që i kërkoi falje publike - Chris Rock nuk planifikon të kontaktojë me Will Smithin

Në ndërkohë, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ishte saktësisht të emocionuar me shpjegimin e Willow duke komentuar në forma të ndryshme fjalët e saj.

Sipas tyre “edhe ne jemi njerëz, por nuk u japim shuplakë të tjerëve në TV”; “Kemi disa rregulla dhe respekt”; “Shumica e njerëzve nuk shkojnë vërdallë duke u dhënë shuplaka njerëzve të tjerë” – ishin disa prej komenteve. /Telegrafi/

(Foto: Getty/People)