LAJMI I FUNDIT:

Përkundër që i kërkoi falje publike – Chris Rock nuk planifikon të kontaktojë me Will Smithin

Përkundër që i kërkoi falje publike – Chris Rock nuk planifikon të kontaktojë me Will Smithin

Chris Rocku thuhet se ‘nuk ka plane’ të kontaktojë me Will Smith pasi aktori kërkoi falje zyrtare për goditjen me shuplakë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Ylli i “Fresh Prince of Bel Air”, tha përmes Instagramit se ai kishte marrë katër muajt e fundit për të ‘punuar’ me veten pasi goditi Chrisin në mars.


Dhe së fundmi një burim ka raportuar se komediani nuk është aktualisht gati për të rindezur një miqësi dhe tha se falja e Will ishte thjesht një përpjekje për të riparuar imazhin e tij publik.

“Chris nuk ka plane të kontaktojë me Will. Ai ka nevojë për faljen e publikut, jo Chris”, tha një burim për “ET Online”.

Duke postuar në Instagram, aktori i “King Richard” përmes një video emocionale bëri një tjetër kërkim falje.

“Kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë kur të jetë, ai do të kontaktojë. Kështu që unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që jeni gati për të folur”, tha aktori ndër tjera.

Ai gjithashtu i kërkoi falje gjithë familjes së tij, veçanërisht nënës së tij dhe vëllait të tij të vogël Tony, shkruan DailyMail.

Smith tutje i kërkoi falje Jada Pinkett Smith, gruas së tij, nderin e së cilës ai pretendoi se po e mbronte me shpërthimin, dhe tha se ajo nuk kishte asnjë lidhje me veprimin e tij.

“Kam kaluar tre muajt e fundit duke përsëritur dhe kuptuar nuancat dhe kompleksitetin e asaj që ndodhi në atë moment. Nuk do të përpiqem t’i zbërthej të gjitha këto tani, por mund t’ju them të gjithëve, nuk ka asnjë pjesë e imja që mendon se ishte mënyra e duhur për t’u sjellë në atë moment”, tha tutje aktori për gjestin e tij në “Oscars”.

Chris, gjatë fjalimit të tij në shfaqjen e Academy Awards në mars, bëri shaka se gruaja e Smith, Jada, dukej si ‘GI Jane’ për shkak të kokës së saj tullac.

Will sulmoi skenën dhe e goditi Rockun pasi i tha: ‘Mbaje emrin e gruas sime nga goja jote’.

Will Smith i kërkon falje Chris Rockut për shuplakën famëkeqe në “Oscars”: Jam thellësisht i penduar, sjellja ime ishte e papranueshme
Lexo po ashtu Will Smith i kërkon falje Chris Rockut për shuplakën famëkeqe në “Oscars”: Jam thellësisht i penduar, sjellja ime ishte e papranueshme

Smith më pas vazhdoi të fitoi çmimin “aktorin më të mirë” për rolin e tij në “King Richard” atë natë, por ai nuk i kërkoi falje në mënyrë specifike Rockut.

Will kërkoi faljen e tij të parë për Rock në mars. Ai postoi një deklaratë të gjatë në Instagram ku tha se ‘dhuna në të gjitha format e saj’ ishte e gabuar.

Gjatë emisionit të tij, Rock tha se ‘të gjithë po përpiqen të jenë viktimë. Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do t’i dëgjojë viktimat e vërteta’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori