LAJMI I FUNDIT:

Usain Bolt kryen stërvitjen e parë me Borussia Dortmundin, vazhdon ëndrra e tij për tu bërë futbollist

Usain Bolt kryen stërvitjen e parë me Borussia Dortmundin, vazhdon ëndrra e tij për tu bërë futbollist

Marco Reus, Mario Gotze… dhe Usain Bolt? Sulmi i Borussia Dortmundit, së paku për ditën e enjte ku sprinteri xhamajkan u bashkua me klubin dhe kreu stërvitjen e parë.

Ndërsa Reus dhe Gotze kanë parë gjithçka me Dortmundin, sytë e tyre më herët nuk e kishin parë sprinterin e famshëm Bolt, që të stërvisë me ta.

Mbajtësi i rekordeve të 100 metrave, kishte dëshirë që të bashkohej me Manchester Unitedin, ndërsa pasi e mbylli me atletikë, ai po merret dashurin e tij të vjetër, futbollin.

Dhe klubi i Dortmundit  i ka ofruar atij një “provë”.

Gjigantët gjermanë dhe Bolt, kanë të njëjtin sponsor, Puma, dhe kjo është bërë në mes të kësaj lidhje.

Bolt po e shijon këtë eksperiencë duke u njoftuar me shokët e ekipit.

Xhamajkani u fotografua është në stërvitje ku shihej me Andre Schurrlen dhe lojtarët e tjerë që nuk ishin ftuar nga Kombëtarja.

Bolt po ashtu u shëtit edhe nëpër objektet e klubit, ndërsa u përshëndet edhe me Julian Weigl dhe Marco Reusin, ndërsa para se të filloj stërvitja ai bisedonte me Omer Toprakun.

31-vjeçarit i pëlqeu shumë stadiumi Signal Iduna Park që ka kapacitet prej 81,360 tifozë.

Bolt do ta udhëheqë një ekip të XI Botërore kundër Anglisë së Robbie Williams në Soccer Aid në qershor.

Ai do të jetë edhe sot (e premte) në stërvitje me Dortmundin, madje dhe tifozët mund ta shohin.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori