eksperti ad

Të premten një person theret me thikë nga një tjetër i cili është ende është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Drenas.


Siç thuhet në raport policia po heton rastin i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rr. Ilaz Kodra, Drenas 03.07.2026-11:15. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor QKUK-së, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/