LAJMI I FUNDIT:

Unitedi e sheh Saulin si pasues të Pogbas

Unitedi e sheh Saulin si pasues të Pogbas
Saul Niguez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi do të përpiqet të nënshkruajë me Saul Niguez nga Atletico Madrid nëse ata shesin Paul Pogba.

Djajtë e Kuq pritet të humbin shërbimet e Pogbas këtë verë nëse Real Madridi i afrohet çmimit të tyre të kërkuar prej gati 150 milionë eurosh.


Unitedi e kupton se mund të jetë i pafuqishëm ta ndalojë Pogban nëse ai iu dorëzon një kërkesë largimi.

United nuk heq dorë nga transferimi i Saul Niguez
Lexo po ashtu United nuk heq dorë nga transferimi i Saul Niguez

Sipas gazetës spanjolle AS, në rast se Pogba kërkon largimi,  Unitedi do të shkoj pas Saulit të Atleticos, si objektivi kryesor të tyre për mesfushën.

Saul Niguez (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Klubi nga Old Trafford është gjithashtu i lidhur me Bruno Fernandesin nga Sporting, por ky transferim shihet si i pavarur nga saga e Pogbas.

Saul, 24-vjeçar, do të ishte një transferim i ndërlikuar, pasi Unitedi mund të duhet të paguajë klauzolën e blerjes prej 134.5 milionë funtesh nëse duan të blejnë atë. /Telegrafi/