LAJMI I FUNDIT:

United i fuqishëm, demolon Swansean në udhëtim (Video)

United i fuqishëm, demolon Swansean në udhëtim (Video)

Manchester United ka vazhduar me fitore edhe në javën e dytë të Ligës Premier.

Gjiganti anglez ishte mysafir i skuadrës uellsiane, Swansea ku triumfoi me rezultat të lartë 4-0.


Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Portieri vendas, Lukas Fabianski priti një goditje të fortë nga Paul Pogba, ndërsa pas topit të kthyer, Eric Bailly shënoi me lehtësi për 1-0.

Me rezultatin minimal 1-0 për ‘Djajtë e Kuq’ përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Swansea u mbrojt mirë në pjesën e dytë dhe tentoi barazimin e rezultatit.

Por 10 minutat e fundit ishin tmerr për skuadrën vendase, pasi United shënoi edhe tre gola të tjerë.

Romelu Lukaku ngriti epërsinë në 2-0 pas asistimit nga Henrikh Mkhitaryan në minutën e 80-të.

Vetëm dy minuta më vonë, Mkihtaryan asistoi edhe njëherë por kësaj radhe tek Paul Pogba që trefishoi epërsinë e Unitedit.

Goli i katërt për ‘Djajt e Kuq’, u shënua nga Anthony Martial pas një asistimi të bukur nga Pogba.

Pas kësaj fitore, United mbetet e vetme në krye pas dy javëve me pikët maksimale dhe me një golaverazh fantastik duke shënuar tetë gola dhe duke mos pranuar asnjë. /Telegrafi/