LAJMI I FUNDIT:

Unaza prej 4.5 milionë dollarësh që iu vodh Kimit (Foto)

Unaza prej 4.5 milionë dollarësh që iu vodh Kimit (Foto)

Kim Kardashianit i janë vjedhur stoli në vlerë prej 11 milionë dollarësh në grabitjen që ndodhi mëngjesin e të hënës në Paris.

Si pjesë e grabitjes është përmendur edhe një unazë në vlerë prej 4.5 milionë dollarësh, e cila është dizajnuar nga burri i saj, Kanye West.


Kjo besohet të jetë unaza në vlerë prej 4.5 milionë dollarësh që iu vodh Kimit.
Kjo besohet të jetë unaza në vlerë prej 4.5 milionë dollarësh që iu vodh Kimit.

Këngëtari ia dhuroi gruas së tij unazën në muajin e kaluar dhe ajo e ka treguar vazhdimisht në rrjetet sociale.

Kjo ishte unaza e dytë që West ia dhuroi Kimit dhe është shumë më e shtrenjtë se unaza e fejesës që ia kishte dhuruar në vitin 2013 (në vlerë prej 1.6 milionë dollarësh). /Telegrafi/

Kjo ishte unaza me të cilën West i propozoi martesë Kimit në vitin 2013.
Kjo ishte unaza me të cilën West i propozoi martesë Kimit në vitin 2013.