eksperti-banner

Rap-artisti i ri i skenës muzikore shqiptare, Uliks, ka prezantuar së fundmi projektin e tij të ri.

“Que Pasa” mban titullin kënga e re e tij e zhanrit hip-hop, e cila vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti dhe projekti në tërësi është realizuar nga studioja e re në qytet, “Main Music”.

251133248 406563404441413 7894611819277936701 n Uliks (Foto: YouTube)

“Main Music” ndërkohë është një studio e re që po merret edhe me angazhimin e gjetjen e talenteve të reja në fushën e muzikës.

Klipi i kësaj kënge është gjithashtu mjaft i veçantë, teksa i është besuar produksionit Cinegr8.

Uliksi është një nga shumë reperë të rinj që i shtohet skenës, e që duket të jetë premtues që në projektet e tij të para.

Projektin e plotë tashmë e gjeni në platformën YouTube. /Telegrafi/