LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit shkatërrojnë urën kyçe në Kursk, pamje nga droni

Ukrainasit shkatërrojnë urën kyçe në Kursk, pamje nga droni

Trupat e Kremlinit kanë mbetur të izoluar në një rajon kufitar të Kurskut ngjitur me Ukrainë, pasi kanë humbur rrugën e tyre të fundit dhe me gjasë janë bllokuar pas sulmit me raketa që shkatërroi urën kritike taktike mbi lumin Seym.

Sulmi që ndodhi në mes të ditë mbi strukturën e fortë të betonit të mbushur me armaturë, është regjistruar nga dronët e njësisë ukrainase Khorne Group që më pas publikoi pamjet, transmeton Telegrafi.

Në videon e Khorne shihen tri lloje të armëve që shkatërrojnë urën me një precizitet të paparë. Dy raketat e para shpërthyen dhe copëzat përfunduan në urë dhe ujë, kurse e treta i shkaktoi dëmin e pariparueshëm.


Nga Khorne është bërë e ditur se ura ishte lokalizuar në fshatin Karyzh në rajonin e Kurskut, dhe ajo më nuk mund të përdoret nga automjetet.

Profile të ndryshme ruse në mediat sociale gjatë javës së kaluar treguan urë që tashmë ishte dëmtuar pjesërisht nga sulmet ukrainasve gjatë javëve të fundit, por ajo pësoi goditjen fatale një ditë më parë. /Telegrafi/