LAJMI I FUNDIT:

UEFA të martën vendos për EURO 2020, disa opsione në lojë

UEFA të martën vendos për EURO 2020, disa opsione në lojë
Pamje nga shorti i EURO 2020 . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Nesër pasdite UEFA do të zhvillojë një video-konferencë me të 55 vendet  anëtare të saj, ku përveç situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga përhapja me shpejtësi e coronavirusit, pritet të vendoset edhe për fatin e Kampionatit Evropian.

Duke qenë se janë pezulluar thuajse të gjitha ligat evropiane të futbollit, do të jetë e pamundur që ato të mbyllen brenda muajit maj dhe të vazhdohet me Euro 2020, që ishte planifikuar për më 12 qershor deri më 12 korrik.

Opsioni më i pranueshëm është ai i shtyrjes së Kampionatit Evropian, me qëllim që ligat e shteteve të mbyllen normalisht, ashtu si edhe Liga e Kampionëve e ajo e Evropës, ndërsa ky është edhe skenari më i mundshëm për t’u vendosur.

Pamje e grupeve pas hedhjes së shortit . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Gjasat më të mëdha janë që Kampionati Evropian 2020 të shtyhet për verën e 2021-shit, shkruan Corrieredellosport.

Në orët e fundit po qarkullon fort edhe teza e shtyrjes së Euro 2020 për në dimër (23 nëntor – 23 dhjetor), ashtu siç është vendosur paraprakisht të veprohet me Kampionatin Botëror 2022.

Trofeu i Kampionatit Evropian (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Në këtë mënyrë kampionatet do të vijonin normalisht deri në javën e parë të korrikut dhe në fund të muajit gusht do të mund të riniste sezoni i ri, për t’u ndërprerë më pas për një muaj, që Kampionatin Evropian, për të rinisur përsëri në janar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori