LAJMI I FUNDIT:

UEFA ka dënuar Greqinë për ndeshjen me Kosovën në Ligën e Kombeve

UEFA ka dënuar Greqinë për ndeshjen me Kosovën në Ligën e Kombeve

UEFA ka marrë vendim që ta dënojë Përfaqësuesen e Greqisë për dështimin e organizimit të ndeshjes me Kosovën, në disa pika.

Greqia që ishte nikoqir i ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve është dënuar me 31 mijë e 750 euro në total, ndërsa për ndeshjen e radhës do të detyrohet të mbyll një pjesë të tribunave.


Federata e Futbollit të Greqisë është dënuar me 7.750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme për hedhje të gjësendeve në fushë.

Me 6000 mijë euro është dënuar për fishekzjarrë, derisa me 8000 mijë euro për përdorimin e laserëve gjatë ndeshjes.

Me 10 mijë euro, Federata e Futbollit të Greqisë është dënuar për hyrjen e tifozëve në fushën e lojës.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës ishte mbyllur me rezultat 2-0. /Telegrafi/