LAJMI I FUNDIT:

Udhëtim i vështirë për Ferronikelin

Udhëtim i vështirë për Ferronikelin

Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll do të luhet në tri ditët e ardhshme në javën e 26-të.

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Ferronikeli do të ketë udhëtim tejet të vështirë pasi do ta vizitoj Gjilanin, për tu përballur me Dritën nikoqire.

‘Nikli’, shënoi fitore 6:4 në kuadër të Kupës por dyshohet se ajo ndeshje ishte me marrëveshje që Drita t’i fitoj pikët e plota në kampionat.

Mbetët të shihet nëse do të ketë përsëri spektakël në Gjilan por kësaj radhe që do ta bënte Dritën fituese.

Ndërkohë të dielën luhen edhe katër ndeshje tjera, ndërsa më interesantja pritet të jetë në Vushtrri ku Kosova e Vushtrrisë pret Hajvalinë.

Bardh e kuqtë nga kryeqyteti ende shpresojnë në titull ndërsa vendasit e Kosovës së Vushtrrisë janë pa objektiva.

Ferizaj do ta pret Prishtinën ndërsa Drenica do të përballet me Trepçën ’89, në stadiumin ‘Riza Lushta’.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Istog, ku vendasit me po të njëjtin emër presin Vëllaznimin, ndërsa të hënën zhvillohet takimi mes Trepçës dhe Besës. /Telegrafi/

Orari dhe gjyqtarët – Java 26

E shtunë

Drita – Feronikeli SSK

(G. Nuza. J. Musolli. M. Berisha. A. Tahiri)

E diel

Kosova (V) – Hajvalia SSK

(H. Hajdari. D. Preniqi. F. Abrashi. M. Baliu)

Trepça ’89 – Drenica

(G. Shala. L. Muhadri. F. Sekiraqa. I. Shuleta)

Ferizaj – Prishtina

(I. Kelmendi. B. Morina. R. Hyseni. M. Bejtullahu)

Istogu – Vellaznimi

(T. Maloku. S. Berisha, B. Rama. S. Isufi)

E hënë

Trepça – Besa SSK

(B. Kosumi. F. Jakupi. M. Qehaja. B. Jahmurataj)