LAJMI I FUNDIT:

U tha se në veri të Mitrovicës do të ndërtohet një stacion policor, demantohet nga Policia

U tha se në veri të Mitrovicës do të ndërtohet një stacion policor, demantohet nga Policia
Foto: Ilustrim

Partia Demokratike Serbe ka marrë një iniciativë për nënshkrimin e një peticioni me pretendimin se në veri të Mitrovicës do të ndërtohet një stacion i Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë Telegrafi ka kontaktuar zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili demantoi një pretendim të tillë.


Elshani tha se nuk bëhet fjalë për ndërtimin e ndonjë stacioni policor, por për një qendër rajonale për trajnim fushor për patent shofer.

“Aty do të ketë qendër rajonale për trajnim fushor për patent shofer”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, peticioni me rreth 2 mijë nënshkrime nga qytetarët pritet të dorëzohet gjatë kësaj jave, iniciativë kjo e ndërmarr nga partia Demokratike Serbe.

Ata po pretendojnë se në veri do të ndërtohet një stacion policor.

Stefan Veljkovic nga Partia Demokratike Serbe ka thënë se janë kundër vendimit të Komunës së Mitrovicës Veriore për dhënien e 3 hektarëve tokë pa pyetur komunitetin serbë.

“I kemi mbledhur rreth 2 mijë nënshkrime, sepse jemi kundër vendimit të Komunës që ajo hapësirë të ipet në shfrytëzim, vendimi është marrë pa konsultim publik paraprakisht, askush nuk ka pyetur nëse 3 hektarë do të jipen në shfrytëzim, ne nuk kemi nevojë për forca shtesë të policisë, kemi nevojë më shumë hapësira të gjelbra, më shumë parqe”, tha Stefan Veljkovic nga Partia Demokratike Serbe.

Telegrafi po ashtu është munduar të marrë një deklaratë edhe nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, mirëpo të njëjtit nuk ishin të qasshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori