LAJMI I FUNDIT:

U konstituua Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Kosovës

U konstituua Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Kosovës

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Kosovës (KAS), i dalë nga Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive të tij.

I pranishëm në takim ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili i përgëzoi anëtarët për emërimin në KAS dhe iu uroi punë të mbarë gjatë ciklit olimpik 2021 – 2024, sa zgjat mandati i anëtarëve të KAS-it.


Më pas, Këshilli në prani të sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, vazhdoi mbledhjen, duke diskutuar hapat e mëtejmë.

Anëtarët u dakorduan që në takimin e radhës, të zgjidhet kryetari, nënkryetari dhe sekretari i KAS-it.

Misioni i KAS-it është zgjidhja e mosmarrëveshjeve/konflikteve në fushën e sportit nëpërmjet arbitrazhit.

Bazuar në Rregulloren e KAS-it, të miratuar nga Asambleja e Punës, e mbajtur më 26 dhjetor 2020, të gjithë anëtarët e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv janë juristë me përvojë.

Këshilli përbëhet nga: Eroll Salihu, Imer Beka, Jeton Oruqi, Korab Sejdiu, Visar Alimehaj, Ilir Krasniqi, Fisnik Salihu, Jehona Shyti, Armend Krasniqi.

Në trend Sport

Më shumë
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

La Liga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori