LAJMI I FUNDIT:

Turjan Hyska emocionohet pasi nëna e falënderon që është kujdesur për familjen pas vdekjes së babait

Turjan Hyska emocionohet pasi nëna e falënderon që është kujdesur për familjen pas vdekjes së babait
(Foto: Top Channel)

Shpeshherë në programin Dua të të bëj të lumtur kemi parë të trajtohen histori të forta, në të cilat kanë qenë të ftuar surprizë edhe mjaft personazhe publike. Ata kanë dhënë mbështetje morale dhe ekonomike, por shpeshherë janë bërë edhe vet pjesë e befasive të programit.

Historia e fundit që u trajtua ishte ajo e moderatorit Turjan Hyska. Atë e kemi parë gjithmonë në ekran si një personazh të fortë e tepër karizmatik, por asnjëherë nuk e kishte rrëfyer jetën e tij.


Kur kishte qenë adoleshent, babai i Turit kishte ndërruar jetë dhe atij i ishte dashur që të kujdesej për mamanë dhe vëllanë e tij më të vogël, transmeton Top Channel.

Të gjitha lajmet për Turjan Hyska
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Turjan Hyska

Për ta falënderuar Turin për çdo gjë që kishte bërë për familjen, nëna e tij kishte zgjedhur programin Dua të të bëj të lumtur. Gjatë bisedës që u zhvillua midis Turit dhe Arbana Osmanit, ai u shpreh se ishte hera e parë në televizion që nuk dinte se kush e kishte ftuar dhe se çfarë e priste.

Në momentin që u lexua letra, të cilën nëna ia kishte shkruar, Hyska u përlot. Më pas Turi rrëfeu edhe një pjesë të jetës së tij private që nuk e kishte treguar kurrë më parë.

“Nuk kam dashur kurrë që jeta ime private të shfaqet në ekran, por dua të them që lufta për të jetuar mirë i bën ata që ndodhen sipër të jenë krenarë për ne. Depresioni dhe rënia nuk i shërben askujt, madje i lëndon më shumë ata që janë larguar. Për mua s’ka gjë më të shtrenjtë se familja”, është shprehur ai.

Përveç nënës, Turin e befasoi edhe vëllai i tij, Elio, i cili e falënderoi që kishte shërbyer si model për të, që ndihmuar dhe i kishte qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe.

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori