LAJMI I FUNDIT:

Tuchelin e pyesin për telefonatën me Araujon, trajneri gjerman jep përgjigje qesharake

Tuchelin e pyesin për telefonatën me Araujon, trajneri gjerman jep përgjigje qesharake

Bayern Munichu thuhet se është i interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo.

Sky raportoi se trajneri Thomas Tuchel dhe drejtori sportiv Stefan Freund patën një bisedë telefonike me futbollistin uruguaian të premten, në të cilën i thanë se donin ta transferonin. Bild e quan atë një “bisedë sekrete”.


Tuchel u pyet për atë bisedë para ndeshjes me Eintracht Frankfurt në xhiron e 14-të të Bundesligës, të cilën Bayern e humbi bindshëm (5-1).

'Çmenduria' e Bayern Munichut për Araujon - ka filluar bisedimet me Barcelonën
Lexo po ashtu 'Çmenduria' e Bayern Munichut për Araujon - ka filluar bisedimet me Barcelonën

“Unë nuk do të komentoj për këtë. Kam folur edhe me mamanë time, kështu që nuk është shkruar (në media). Do të flas vetëm për lojtarët tanë”, u përgjigj Tuchel. Gazetari spanjoll Gerard Romero në X (ish-Twitter) ka përcjellë një mesazh nga përfaqësuesit e Araujo, të cilët mohojnë kontaktet me Bayernin.

Në vitin 2018, Araujo mbërriti në ekipin B të Barcelonës nga skuadra Boston. Ai iu bashkua ekipit të parë të gjigantëve katalanas në vitin 2020 dhe ka bërë 126 paraqitje, tetë gola dhe tri asistime deri më sot.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe ka një klauzolë blerjeje prej një miliard eurosh. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 70 milionë euro. Ai ka 16 paraqitje dhe një gol për kombëtaren e Uruguait. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori