eksperti ad

Tregu muzikor shqiptar i ka të rralla grupet, e përveç tyre edhe këngëtarët që e kultivojnë muzikën e mirëfilltë, por sido që të jetë,m numërojmë akoma disa prej tyre.

Të tillë janë TRIIIO Grup, i përbërë nga tre djem shumë të talentuar nga Gjakova, të cilët së bashku kanë nisur rrugëtimin tash e sa kohë për krijimin e një grupi që kultivon muzikën e duhur.


Adhurim Grezda (vokalist), Dalvin Mamusha (violinë), dhe Endrit Xërxa (kitarë), janë treshja që së bashku kanë formuar TRIIIO Grup, të cilët jo më larg se para për festat e fundvitit, patën një prezantim të shkëlqyer në një nga programet festive të KTV-së.

Lidhur me aktivitetet e tyre, dhe planet për projektet e reja, në një bisedë të shkurtër për Telegrafin, foli kitaristi i grupit, Erblini, i cili tregoi në pika të shkurtra detajet rreth aktiviteteve të tyre më të fundit.

endritxerxa 8 1 2018 15 23 29 50Endrit Xërxa

“Ne kemi pas një prezantim për Vit të Ri në programin festiv të KTV-së, strategjia jonë e të kënduarit është pak më ndryshe, pasi ne zgjedhim të performojmë këngë të vjetra qytetare, të cilat më pas me një aranzhim tonin ndryshe, i sjellim në një version pak më modern, she të pëlqyeshëm për veshin e publikut, tha Endrit Xërxa për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, ai tregoi se TRIIO si grup mbajnë edhe shumë koncerte, dhe janë të kërkuar kryesisht jashtë vendit.
“ Nga data 15, deri më datën 22, do të udhëtojmë për në Basel të Zvicrës, pasi atje që tri vite performojmë në një ‘jazz bar’, herën e fundit aty kemi prezantuar edhe albumin tonë. Kemi pasur rastin që atje të bëhemi pjesë edhe e një prej radiove më të njohura në Basel, të cilët na kanë ftuar, duke na intervistuar rreth muzikës së veçantë që ne bëjmë”, tregoi më tej Xërxa.

endritxerxa 8 1 2018 15 23 7 557TRIIIO Grup

TRIIO Grup duket të jetë ndër grupet më unikë të tregut, dhe këtë e tregon stili i tyre i të kënduarit para publikut, gjersa pritet që së shpejti të shohim edhe projekte të reja dhe interesante, të realizuara me klipe nga grupi në fjalë.

/Telegrafi/