LAJMI I FUNDIT:

Tri pikë të arta për Dritën, kampioni fillon këndelljen

Tri pikë të arta për Dritën, kampioni fillon këndelljen

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka marrë tri pikë të arta nga udhëtimi në Skënderaj duke triumfuar 1-2 përballë Drenicës.

Ndeshja nisi me një rast të mirë të mysafirëve të cilët shpërdoruan nëpërmjet kapitenit Ardian Limani.

Vendasit u kundërpërgjigjën me sulmuesin Kreshnik Uka, por që goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.

Deri në fund të pjesës së parë, Lushtaku i vendasve dhe Shabani i mysafirëve patën raste shënimi por që portat mbetën të paprekura.

Kampioni në fuqi i Kosovës e nisi më rrezikshëm pjesën e dytë, kur në minutën e 54-të, Haxhi Neziraj goditi fuqishëm por që topi u ndal nga shtylla pingule.

Golin e epërsisë gjilanasit e arritën në minutën e 65-të, kur Xhevdet Shabani asistoi për Bujar Shabanin që shënoi për 0-1.

Drenica u mundua të kthehet në lojë, por që goditja e Taulant Dajakut në minutën e 71-të goditi vetëm traversën.

Vendasit barazuan rezultatin në minutën e 85-të, kur shënoi nga penalltia Taulant Dajaku.

E në sekondat e fundit të ndeshjes, Drita mori tri pikë tejet të rëndësishme pas golit të shënuar nga Xhevdet Shabani.

Pas kësaj fitore kampioni në fuqi ngritët në pozitën e tetë me 10 pikë të tubuara, ndërsa Drenica zë dy pozita më lart me dy pikë më shumë.

Ndeshjen e radhës kampioni në fuqi do ta zhvillojë para tifozëve të vet ku do të mirëpres Ballkanin, ndërsa Drenica luan në kryeqytet ndaj Flamurtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori