LAJMI I FUNDIT:

Tri bombat e këtij afati kalimtar deri më tani, listat pritet të zgjerohet

Tri bombat e këtij afati kalimtar deri më tani, listat pritet të zgjerohet

Një nga ‘bombat’ e afatit kalimtar të verës së vitit 2022 është drejt zyrtarizimit, pasi tashmë ka marrëveshje mes palëve, ku Liverpool ka pranuar ofertën e Bayern Munich për Sadio Mane.

Kjo verë pritet të jetë e nxehtë, pasi që klubet vetëm kanë filluar punën për afrimin e yjeve të mëdhenj.

Mane pritet të jetë i treti pas nënshkrimeve të Erling Haaland nga Manchester Cityn dhe Darwin Nunez nga Liverpool.

Bomba e parë e konfirmuar ishte ajo e Haaland që kaloi nga Borussia Dortmund te Man City për 75 milionë euro.

Norvegjezi shihet si njëri prej më të mirëve të brezit të ri.

Pasi që qytetarët morën qendër sulmues, ishte radha e rivalëve të tyer, Liverpoolit që të nënshkruante me një të tillë, duke e afruar Darëin Nunezin nga Benfica.

Sulmuesi i kushtoi Liverpoolit plot 75 milionë euro, por që çmimi lehtë mund të shkojë në 100 milionë euro me bonuse.

Në anën tjetër Liverpooli e largohen senegalezin mane për një transferim që pritet të jetë rreth 40 milionë euro.

Mane shënoi 23 gola ​​këtë sezon, ka qenë lojtar kyç në sukseset në sukseset e Liverpoolit.

Ai u bashkua me klubin në vitin 2016 dhe që atëherë ai ka luajtur 269 ndeshje për ‘The Reds’, duke shënuar 120 gola dhe duke dhënë 48 asistime.

Duke e parë se si ka filluar ky afat kalimtar dhe lojtarët që janë në treg, vera pritet të jetë e nxehtë dhe me emra të fortë. Robert Lewandowski, Paul Pogba, Paulo Dybala, Milan Skriniar, janë disa nga emrat që së shpejti mund të ndërrojnë mjedis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori