LAJMI I FUNDIT:

Tri argumentet nga Liga e Kampionëve e këtij sezoni që çmontojnë Superligën Evropiane

Tri argumentet nga Liga e Kampionëve e këtij sezoni që çmontojnë Superligën Evropiane

Real Madrid, Juventus dhe Barcelona qëndrojnë të vetme si tri skuadrat e mbetura të përfshira në projektin e Superligës Evropiane të kryesuar nga Florentino Perez, i cili pësoi një goditje gati fatale kur nëntë nga 12 klubet origjinale u tërhoqën.

Por tani ka argumente të tjera, të cilat e çmontojnë edhe më shumë idenë e një Superlige Evropiane.


Ekipet e përfshira kanë punuar për ndryshime në format që do ta bënin projektin më të këndshëm për komunitetin e futbollit, duke sugjeruar një sistem kualifikimi të bazuar në merita për çdo ekip të përfshirë, si dhe hapjen e Superligës për më shumë ekipe.

Kjo pasi që Superliga Evropiane shihej dyqan i mbyllur nga klubet elitare, edhe pse ka tre argumente që çmontojnë edhe formatin e ri.

Konkurrenca ‘e mërzitshme’

Një nga akuzat kundër Ligës së Kampionëve aktuale është se mungojnë ndeshjet e cilësisë më të lartë.

Sidoqoftë, kjo deklaratë është vënë në dyshim pasi edicioni 2021/22 ka hedhur një numër ndeshjesh të shkëlqyera në fazën e grupeve.

Atletico Madrid ka luajtur kundër Liverpoolit, ndërsa ne kemi parë gjithashtu ndeshje si Juventus – Chelsea, Paris Saint-Germain – Manchester City, Inter – Real Madrid dhe madje Barcelona – Bayern Munich.

Këto ndeshje, në pjesën më të madhe të tyre, të gjitha kanë qenë konkurruese dhe të ngushta në rezultat.

Gjithsej 121 gola janë shënuar në 30 ndeshje, që afërsisht i bie një gol çdo 30 minuta lojë.

Shumë klube se kanë të sigurt 1/16

Praktikisht asnjë skuadër nuk e ka të lehtë këtë edicion të Ligës së Kampionëve, edhe pse kanë kaluar tri ndeshjeve nga faa e grupeve.

Bayern Munich, Juventus, Ajax dhe Liverpool kanë arritur të fitojnë të tri ndeshjet e tyre në grup.

Manchester City, PSG, Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe Barcelona nuk e kanë të garantuar ende një vend në 1/16.

Meritokracia

Superliga Evropiane fillimisht dëshironte një konkurrencë të mbyllur me 18 ekipe për shkak të historisë së tyre dhe fuqinë ekonomike.

Ky ishte një nga aspektet më të kritikuara të planit fillestar, edhe pse tani Superliga dëshiron që merita sportive të jenë ato që i mundësojnë një klubi të kualifikohet në Superligën Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori