Real Madridi ka kaluar tutje ndaj Interit në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, në një përballje të bukur.

Interi e ka nisur furishëm përballjen ndaj Real Madridit, duke krijuar disa raste të rrezikshme që në minutat e para.


Marcus Thuram rrezikoi që në minutën e tretë me një vole nga afërsia, por Thibaut Courtois reagoi shkëlqyeshëm për ta mbajtur portën të paprekur.

Vetëm pak minuta më vonë, radha ishte e Lautaro Martinezit. Sulmuesi argjentinas pranoi një top jashtë zonës dhe goditi bukur drejt këndit të poshtëm, por sërish Courtois ishte në vendin e duhur për të bërë një tjetër pritje të madhe.

Por, pavarësisht dominimit të Interit, Real Madridi e gjeti golin i pari. Në minutën e 14-të, Brahim Diaz shërbeu për Kylian Mbappen, i cili mbeti i vetëm brenda zonës dhe me një goditje të menjëhershme e dërgoi topin në këndin e poshtëm (1-0).

Pas golit të Mbappes, madrilenët dyfishojnë epërsinë në minutën e 19-të. Federico Valverde përfiton nga një gabim i madh i portierit Josep Martinez dhe, nga brenda zonës, e dërgon topin në rrjetë. Real Madridi po e ndëshkon Interin maksimalisht, pavarësisht dominimit të italianëve në minutat e para.

/Telegrafi/


telegrafi sport app