LAJMI I FUNDIT:

Trepça – Ylli, kryendeshja e xhiros së gjashtë në Superligën e basketbollit

Trepça – Ylli, kryendeshja e xhiros së gjashtë në Superligën e basketbollit

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida më interesante e kësaj xhiro shihet ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, nënkampionit dhe kampioni aktual të Kosovës. Mitrovicasit e kanë nisur edicionin shumë më mirë, duke pasur katër fitore e një humbje, ndërsa e kundërta është me therandasit që kanë një fitore e katër humbje. ‘Xehetarët’ kërkojnë të vazhdojnë me formë të mirë, kurse verdhezinjtë të këndellen pas fillimit jo të mirë për të shënuar fitoren e dytë pasi mposhtën Vëllaznimin.

Po ashtu në këtë xhiro do të ndeshen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja. Pejanët e kanë nisur për mrekulli këtë edicion me pesë fitore në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, ndërsa prizrenasit kanë dy fitore e tri humbje dhe do të mundohen t’ia shkaktojnë humbjen e parë verdhezinjëve.

Dy skuadrat bardhekaltër, Rahoveci dhe Sigal Prishtina hyjnë vetëm për fitore në përballjen që zhvillohet në shtunën. Vreshtarët kanë një fitore e katër humbje, kurse kryeqytetasit tri fitore e dy humbje.

Ndërkohë, Ponte Prizreni kërkon fitoren e katërt radhazi pas dy humbjeve të para. Prizrenasit do të sfidohen nga Vëllaznimi, që ka një fitore e katër humbje. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga – Java 6

E shtunë

17:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

19:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi

E diel

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Peja

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori