LAJMI I FUNDIT:

Trazira në rritje në Stamford Bridge: Lojtarët duan shkarkimin e Pochettinos, kërkojnë nga bordi trajnerin e ri

Trazira në rritje në Stamford Bridge: Lojtarët duan shkarkimin e Pochettinos, kërkojnë nga bordi trajnerin e ri

Lojtarët e Chelseat thuhet se po i kërkojnë bordit të shkarkojë Mauricio Pochettinon pasi skuadra nuk po përfill më planet e tij.

Duket se ka trazira në rritje prapa skenave në Stamford Bridge, me disa yje të Blues që dyshohet se duan që trajneri argjentinas të zëvendësohet në fund të sezonit.


Ish-trajneri i Tottenhamit e ka pasur të vështirë ta bëjë skuadrën e tij të performojë, me problemet e ekipit të theksuara kur ata nuk mundën të mposhtin Burnleyn me 10 lojtarë në fundjavë.

Chelsea merr vendim final për Mauricio Pochettinon
Lexo po ashtu Chelsea merr vendim final për Mauricio Pochettinon

Blutë u larguan nga fusha nën vërshëllime, me tifozët të pakënaqur me paraqitjet që po shohin çdo javë. Megjithatë, nuk janë vetëm tifozët ata që duket se janë të mërzitur me mënyrën se si po ecën klubi.

Sipas HITC, disa lojtarë të Chelseat ua kanë bërë të ditur ndjenjat e tyre drejtuesve të klubit se do të donin një trajner të ri sezonin e ardhshëm.

U bë virale videoja ku Gallagher "injoron" një tifozë me ngjyrë - reagon zyrtarisht Chelsea
Lexo po ashtu U bë virale videoja ku Gallagher "injoron" një tifozë me ngjyrë - reagon zyrtarisht Chelsea

Pronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali janë të interesuar për një plan tjetër, me drejtuesit kryesorë të Bluve tashmë duke mbështetur Pochettinon deri në fund të sezonit.

Pochettino do t’i kryqëzojë gishtat që skuadra e tij të mund t’i rikthehet fitoreve kur të luajë me Manchester United të enjten mbrëma, dhe një fitore patjetër do t’i qetësonte kritikët e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori