eksperti-banner

Faqja e specializuar për transferimet e lojtarëve dhe vlerat e tyre ‘transfermarkt’, e sheh Prishtinën si skuadrën me vlefshme në Ipko Superligë, ndërsa Ahmed Januzin si lojtari që vlen më shumë. 

Sipas ‘transfermarkt’ skuadra e Prishtinës që është edhe në pozitën e parë në Superligë, është skuadra me vlerën më të madhe të futbollistëve.


Prishtina ka gjithsej 26 lojtarë në skuadër dhe kap shifrën e 2.63 milionë eurove.

prishtina 1

Pas Prishtinës është Trepça ’89 me 1.95 milionë euro, kurse Llapi është i treti me 1.93 milionë.

Top-katërshen e mbyll Gjilani me 1.80 milionë euro, kurse rivali i qytetit, Drita është një pozitë më poshtë.

drita gjilani

Lojtarët më të shtrenjtë te Prishtina është Mario Morina me 225 mijë euro, ndërsa pas tij janë Visar Bekaj, Meriton Korenica dhe Armend Thaqi me nga 200 mijë euro vlerë.

Lojtari më i vlefshëm

Në futbollin e Kosovës, ka shumë lojtarë që janë të cilësor dhe e bëjnë diferencën.

Por sipas faqes së specializuar, ‘transfermarkt’ sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzin, është më i vlefshmi.

Sipas kësaj faqeje, vlera e lojtarit vushtrrias është 400 mijë euro.

40079665 10156546890167243 3995163550648631296 o

Januzi pati një formë fantastike në fillim të këtij edicioni, por më pas mori një lëndim që e la jashtë fushave.

Sipas lajme që kanë qarkulluar gjatë vitit Januzi është edhe njëri prej lojtarëve më të paguar në Kosovë me një pagë që arrin 50 mijë euro në vit. /Telegrafi/

telegrafi sport app