LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i ri i Getafes, Enric Gallego debutoi me 32 vjet si profesionist – më parë punonte si shofer, ndërtimtar dhe instalonte klima tani do luajë në Ligën e Evropës 

Transferimi i ri i Getafes, Enric Gallego debutoi me 32 vjet si profesionist – më parë punonte si shofer, ndërtimtar dhe instalonte klima tani do luajë në Ligën e Evropës 

Enric Gallego në të kaluarën ka punuar si shofer kamioni, ndërtimtar dhe instalues ​​i kondicionerit (klima) për të mbështetur karrierën e tij si amator.

Por, pas 13 vitesh të punës së madhe dhe përkushtimit, Gallego do të luajë futboll në Ligën e Evropës këtë sezon pas nënshkrimit për klubin Getafe.


Udhëtimi i 32-vjeçarit deri në futbollin profesionist është si shembull për të gjithë: mos hiq dorë nga ëndrrat.

Gallego me fanellën e Getafes

Gallego realizoi ëndrrën e tij për të luajtur futbollin profesionist vetëm vitin e kaluar, kur bëri debutimin e tij profesional për ekipi nga liga e dytë e Spanjës, Extremadura UD, si 31 vjeç e 11 muaj.

Para kësaj, ai kaloi kohë me klubet amatore si Cornella, Premia dhe Alzamora, por kalimi në Segunda Division e ngjalli atë.

Ai shënoi 15 gola në katër muaj për klubin, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira rreth Spanjës.

Gallego sa ishte pjesë e skuadrës Extremadura 

Ish-sulmuesi i Espanyol B përfundimisht siguroi një transferim prej 1.8 milionë funte në La Liga, tek skuadra e Huescas.

Për fat të keq për të dy Gallego dhe Huesca, klubi pësoi rënie nga kategoria pasi mori vetëm shtatë fitore në 38 ndeshje gjatë gjithë sezonit.

Gallego gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës sa ishte pjesë e SD Huesca 

Kjo ishte një goditje për sulmuesin spanjoll, por forma e tij mbresëlënëse kapi syrin e Getafe, të cilët tani kanë përfunduar një marrëveshje për të nënshkruar me 32-vjeçarin.

Sipas njoftimeve, klubi madrilen ka paguar klauzolën e lirimit të sulmuesit prej gjashtë milionë eurosh.

Ky ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm në futboll për Gallegon, i cili është mirënjohës për gjithçka.

“Gjithkush në vlerat profesionale të futbollit punon, kanë prindër, motra dhe vëllezër që punojnë, por që kanë jetuar atë që kam jetuar, ndoshta unë vlerësoj gjithçka pak më shumë”, ka thënë Gallego për Reuters. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori