LAJMI I FUNDIT:

Traktorë, shërbyes, solarium, mësime gatimi – disa prej ofertave më të çuditshme në futboll

(Fotomontazh: Daily Mail)

Top futbollistët përfitojnë shuma të majme kur nënshkruajnë për klubet e reja, mirëpo ofertat e zakonshme, jo gjithmonë mjaftojnë për të mposhtur konkurrencën për talentët e rinj.

Është e ditur se disa klube u ofrojnë lojtarëve akomodim për familjen, u gjejnë shkolla të mira për fëmijët apo madje u blejnë edhe vetura të shtrenjta – por, disa prej tyre nuk kanë pasur frikë që të bëjnë gjëra më të pazakonta për të siguruar nënshkrimin e futbollistëve që i duan.


Në muajin e kaluar, David Silvas i është ofruar aeroplan privat për udhëtime dhe një shtëpi luksoze në Romë, ndërkohë që ai përgatitet për t’u larguar nga Manchester City si lojtar i lirë.

(Foto: Dave Thompson/Pool via Getty Images/Guliver)

Duke qenë se shumë klube janë të interesuar për shërbimet e tij, klubi italian e ka gjetur formulën e duhur për ta bindur spanjollin që të transferohet në Serie A.

Me këtë rast, Sportsmail ka bërë një përmbledhje me pesë futbollistët, të cilëve iu janë bërë oferta të çuditshme dhe luksoze për të siguruar shërbimet e tyre.

Ronaldinho – Queretaro (2014)

(Foto: Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

Edhe pse forma e tij ishte në rënie në vitin 2014, shumë klube kishin shprehur interesim për transferimin e brazilianit. Mirëpo, njëri prej tyre shkoi shumë më larg për ta transferuar në Meksikë.

Queretaro bëri një ofertë interesante për ta stimuluar kampionin e botës që të nënshkruante për klubin. Në ofertën e tyre dyvjeçare, ata përfshinë një rezidencë që vinte me katër shërbyes. Nëse kjo nuk mjaftonte, Ronaldinho mund të shfrytëzonte edhe një fushë të vogël futbolli dhe një plazh privat që ishte pjesë e pronës.

Megjithatë, ish-futbollisti i Barcelonës vendosi të qëndronte me ta vetëm për një sezon, duke e ndërprerë kontratën para përfundimit.

Moise Kean – Juventus (2016)

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Diçka aspak e zakontë që mund të përfshihet në një kontratë. Babai i Moise Kean, Biorou, ishte paraqitur si agjent i djalit të tij, kur ai nënshkroi marrëveshjen e parë me Juventusin në vitin 2016.

Zonja e Vjetër thuhet të ishte pajtuar t’i jepte familjes disa traktorë së bashku me pagën prej 700.000 eurosh që t’i ndihmonte babait të futbollistit lidhur me biznesin e tij bujqësor, mirëpo ai ka thënë se klubi më vonë e kishte tërhequr këtë premtim dhe nuk ia dha traktorët.

Kean u largua nga Bianconerët në vitin 2019 dhe nënshkroi me Evertonin për 27.5 milionë funte (30.5 milionë euro), ndërsa babai i tij është akoma në kërkim të traktorëve nga Juventusi.

Paul Gascoigne – Tottenham Hotspur (1988)

(Foto: Dan Smith/Allsport/Getty Images/Guliver)

Në vitin 1998, Tottenhami i donte me çdo kusht shërbimet e mesfushorit të atëhershëm, saqë i bërë oferta të llojllojshme.

Spursat ishin pajtuar t’i blinin shtëpi të re familjes së tij, diçka që Manchester Unitedi nuk e bënte, ndërsa Gascoigne e provoi fatin duke kërkuar një BMW të re. Përsëri, klubi u pajtua me kushtet e tij.

Duke qenë se Tottenhami ishte zemërgjerë, ai bëri edhe një kërkesë tjetër duke kërkuar një solarium dhe kërkesa u pranua. Shtëpia ishte për nënën, vetura për babanë, ndërsa solariumi për motrën e tij.

Rolf-Christel Guie-Mien – Frankfurt (1999)

(Foto: Stuart Franklin /Allsport/Getty Images/Guliver)

Mesfushori nga Kongo u transferua nga Karlsruher te Eintracht Frankfurti në vitin 1999, ndërsa kushtet bizare të ofertës dallonin nga ato të zakonshmet.

Kushti i Guie-Mien ishte që klubi t’ia paguante gruas së tij mësimet e gatimit. Nuk dihet nëse ajo kishte pasion për kuzhinën, apo futbollisti dëshironte ushqim më të mirë nga bashkëshortja.

Frankfurti u pajtua me kërkesat e tij, ndërsa mesfushori qëndroi te klubi gjerman deri në vitin 2003.

Keisuke Honda – Botafogo (2020)

(Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Legjenda japoneze nënshkroi për klubin brazilian Botafogo gjatë këtij viti, mirëpo shkuarja në Rio De Janiero e shqetësonte, pasi është fjala për një prej qyteteve më të rrezikshme në botë.

Mesatarja në Rio është 39 vrasje për 100.000 banorë, ndërsa klubi erdhi me një ide të veçantë për ta bindur që të transferohej – duke i siguruar një automjet të blinduar për sigurinë e tij. Honda e pranoi ofertën.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori