LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Dritës, Duro: Derbi ishte diçka speciale, nuk jam i lumtur pasi humbëm

Trajneri i Dritës, Duro: Derbi ishte diçka speciale, nuk jam i lumtur pasi humbëm

Shpëtim Duro ka folur pas humbjes së Dritës ndaj Gjilanit në derbin e madh lokal, i cili ishte i vlefshëm për javën e shtatë të Ipko Superligës së Kosovës.   

Pas fitores nga Prishtina, Drita nuk ka mundur të vazhdojë me fitore pasi është mposhtur 1-0 nga Gjilani në derbin e madh lokal dhe kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri Duro, për të cilin ishte derbi i parë.


“Sigurisht që ky derbi ishte diçka shumë e bukur. Aroma u ndje gjatë gjithë javës.  Edhe sot ka qenë diçka e bukur nga të dyja palët, pati shumë spektakël”, ka thënë fillimisht Duro pas ndeshjes.

Gjilani vishet kuq, Skifterat fitojnë derbin e zjarrtë lokal ndaj Intelektualëve
Lexo po ashtu Gjilani vishet kuq, Skifterat fitojnë derbin e zjarrtë lokal ndaj Intelektualëve

“Nuk jam shumë i lumtur, pasi derbi i parë në Kosovë fillojë me humbje”.

Edhe tifozët e Dritës kishin mbushur tribunën e tyre

“Kam shumë eksperiencë në ndeshje derbi dhe këto ndeshje vendosën në episode të tillë nga gabimet e vogla”.

“Kështu u vendos edhe kjo ndeshje nga një gol që erdhi nga një pakujdesi e jona në mbrojtje”.

Intelektualët duke hedhur mjete piroteknike

“Tani jemi shumë mbrapa, por duhet t’i marrim ndeshje pas ndeshje dhe të marrim maksimumin nga ndeshjet e ardhshme”, përfundoi trajneri shqiptar.

Në ndeshjen e radhës, Skifterat luajnë në udhëtim te Flamurtari, ndërsa Intelektualët e presin në shtëpi Trepçën ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori