LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Ballkanit: Qëllimi kryesor mbetet Evropa

Trajneri i Ballkanit: Qëllimi kryesor mbetet Evropa
Foto: KF Ballkani/Facebook

Ballkani fitoi në shtëpi me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës.

Bledi Shkëmbi është shprehur mjaftë i kënaqur që morën tri pikë në një takim mjaftë të vështirë.


“Kemi mbyllur një ndeshje të vështirë, por kemi për ta bërë edhe me dy të tjera, të cilat janë shumë afër me kohën dhe ne duhet të përgatitemi për to”, ka thënë trajneri i skuadrës nga Theranda.

Daku hero, Ballkani fiton ndaj Feronikelit dhe merr pozitën e parë
Lexo po ashtu Daku hero, Ballkani fiton ndaj Feronikelit dhe merr pozitën e parë

“Do të shohim gjendjen e futbollistëve që kemi dhe më pas do i’a lëmë kohës”.

“Marrëveshja ime me Ballkanin është të bëjmë maksimumin dhe me dëshirën më të madhe për të hyrë në Evropë”.

“Nuk diskutohet se të dalësh kampion është shumë mirë, por ne qëllimin kryesor e kemi Evropën. Megjithatë, ne do të punojmë shumë dhe do të luftojmë për të dalë kampion deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi Shkëmbi.

Ballkani është aktualisht lider i Superligës me 40 pikë, po aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë. /Telegrafi/