ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një foshnje gjashtë javëshe vdiq të enjten në New York në një incident të frikshëm.

Dera e ashensorit ku nëna shtyu karrocën e vajzës u hap, por 21-vjeçarja nuk e pa se ashensori në fakt, nuk ishte aty.


Familja banonte në katin e 23-të të një blloku apartamentesh në Brooklyn.

Karroca me fëmijë ra në hapësirën bosh dhe ndaloi mbi pjesën e sipërme te ashensorit që kishte mbetur në katin e 15-të, përcjell TCH.

Kur ekipet e urgjencës mbërriten në vendngjarje, foshnja nuk jepte shenja jete.

Ajo u dërgua menjëherë në spital por fatkeqësisht, për beben e identifikuar si Areej Ali, ishte tepër vonë.

“Para nja katër apo pesë orësh dola dhe mora të njëjtin ashensor, gjithshka dukej mirë. Ende nuk më ka kaluar tronditja nga kjo që ndodhi. E shikoj atë familje përditë”, thotë Vitaliy Shitikov, fqinj.

Autoritetet nisën menjëherë një hetim mbi ngjarjen. Godina e ndërtuar në vitin 1974, është aktualisht në proces rikonstruksioni.